E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderimi i Leka Zogut Majko i pergjigjet Braces

Nderimi per pretendentin e fronit mbreteror Leka Zogun I ka ndare socialistet. Deputeti socialist Pandeli Majko e quan me se normal nje ngushellim per te ndersa ishte dje i pranishem ne ceremonine homazh te zhvilluar ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise. Bashke me te ishte dhe anetari i asamblese socialiste Erion Veliaj. Pse jemi keshtu Partia Socialiste ne 1997 me dergoi te prisja Leka Zogun PD nuk erdhi. Me 2002 ishim po ne socialistet qe u beme garant per rikthimin perfundimtar te kesaj familjeje ne vendin e te pareve te tyre. Ne 2003 mazhoranca e majte i votoi nje ligj per statusin e kesaj familje... Kaq i rende qenka nje ngushellim. Po nuk falem njeri-tjetrin nga kush do na vij pajtimi i shumefolur... - shkruan Majko ne faqen personale ne rrjetin social Facebook duke iu kundervene keshtu dhe komenteve te kolegut te tij deputetit Erjon Brace. Nenkryetari i grupit Parlamentar socialist kritikoi vendimin e qeverise per shpalljen e se shtunes si dite zie ne nderim te Leka Zogut I por dhe per zhvillimin e ceremonise homazh ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise. Jozefina Topalli ka lajmeruar se do te ofroje Sallen e Seancave Plenare per ceremonine mortore te shtetasit Leka Zogu e ka marre shtetesine ky keta thone jemi shtetas te Mbreterise. Me cte drejte Leka Zogu ka qene ndonjehere deputet Jo Leka Zogu ka qene ndonjehere minister Jo Leka Zogu ka qene ndonjehere President Jo Atehere Ai eshte thjesht nje shtetas Por a e ka hapur ndonjehere Jozefina Topalli Kuvendin per ceremonine e ndonje shtetasi Jo Asnjehere - shkruan Brace ne faqen e tij personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›