Zgjedhjet në Maqedoni përgjakin shqiptarët
Zgjedhjet në Maqedoni degjenerojnë në dhunë fizike, që patën si rezultat edhe një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Në thuajse të gjitha vendbanimet ku jetojnë shqiptarë në Maqedoni, procesi zgjedhor është zhvilluar nën tension, ku aktet e dhunës kanë shoqëruar njëri-tjetrin. Këto akte kanë nxitur edhe reagimin e fortë të ndërkombëtarëve që kanë dënuar dhunën dhe nxitësit e tyre. Incidentet janë zhvilluar kryesisht në pjesën e parë të ditës së djeshme. Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, ka vendosur dje që do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në zonën elektorale nr.6, e cila përfshin thuajse të gjithë pjesën perëndimore të banuar me shqiptarë, por edhe një pjesën në zonën 1, që përfshin Shkupin edhe komunat veriore të saj ku ka pasur incidente. Policia maqedonase ka arrestuar dje, Agim Krasniqin, një aktivist i PDSH-së së Menduh Thaçit, i cili akuzohet se ka organizuar dhe shkaktuar dhunë në këtë zonë.
Vrasja
Një person u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën dje në dy incidente që ndodhën në Shkup dhe në një fshat në veri të kryeqytetit, përkatësisht Haraçinë, në momentin kur po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, deklaroi një zëdhënës i policisë. "Një patrullë policore qëlloi me armë zjarri, ndërsa ndërhyri në Haraçinë, pasi u thirr nga komisioni zgjedhor lokal, policia u kundërpërgjigj dhe zbuloi më pas tre të plagosur, njëri ndër të cilët në gjendje të rëndë, që u transportua në spitalin e Shkupit ku edhe vdiq", deklaroi Ivo Kotevski. Viktima e djeshme ka qenë pikërisht Naser Ajvazi 40 vjeç, aktivist i Bashkimit Demokratik për Integrim. "Nëntë persona u ndaluan pas këtij incidenti", tha Kotevski, duke saktësuar se incidenti në Haraçinë u shkaktua nga aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partia kryesore shqiptare e opozitës. Incidenti i dytë serioz ndodhi në një lagje të Shkupit, Çair, pranë një qendre votimi ku simpatizantë të partive rivale shkëmbyen të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar pesë të plagosur ndër qytetarët që prisnin të votonin.
BDI
Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti, shpalosi incidentet e regjistruara që, sipas shtabit të BDI-së, janë shkaktuar nga grupet e organizuara nga PDSH-ja dhe policia maqedonase. Sipas kësaj partie, incidentet janë regjistruar në Saraj, Svillare e Poshtme, ndërsa si persona që kanë shkaktuar incidente dhe mbushje kutish janë potencuar: pjesëtarët e MPB-së dhe personat Agim Krasniqi, Ali Krasniqi, Fadil Toçi dhe të tjerë. Në Bogovinë, sipas BDI-së, janë mbushur kutitë dhe janë kërcënuar anëtarët e komisioneve. Incidente BDI ka regjistruar edhe në Pallçishtë, Kamjan, Siniçan, Sedllarcë, Zherovjan, Çiflik, Grushinë, Haraçinë ku një person është i vrarë dhe tre aktivistë të plagosur të BDI-së, Banjice e Epërme, Çegran, Raven të Gostivarit, Arnaqi të Sarajit, Trebosh, Komuna e Zhelinës, Neproshten, Studeniçan, disa vendvotime në Tetovë, Poroj. BDI në të gjitha këto incidente ka akuzuar aktivistë të PDSH-së dhe pjesëtarët e njësitit policor, Alfa.
KSHZ
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi për mediat se në shumë qendra votimi në Maqedoni janë shënuar shumë parregullsi. Sipas zëdhënësit Zoran Tanevski, në Komunën e Haraçinës, procesi i votimit është ndërprerë tërësisht. "Gjatë ditës në KSHZ kanë mbërritur të dhëna dhe është vërtetuar se ka pasur probleme, prandaj edhe votimi është ndërprerë në disa qendra votimi si për shembull në Komunën e Zhelinës në dy qendra votimi, në fshatin Malinë, Komuna e Çuçer Sandevës nuk ka filluar fare votimi, meqë gjatë natës janë vjedhur kutitë e votimit dhe materialet e zgjedhjeve. Në Komunën e Haraçinës është ndërprerë votimi në 8 qendra votimi për çështje sigurie, po ashtu për çështje sigurie është ndërprerë votimi edhe në Komunën Bërvenicë. Në Komunën e Vrapçishtit të Gostivarit është ndërprerë votimi në një qendër votimi për shkak të mbushjes së kutive, ndërsa për arsye të njëjta votimi është ndërprerë edhe në 2 qendra votimi në Dibër", tha zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski. Pjesëmarrja në votim deri në orën 10:00 sipas KSHZ-së është 11,44 për qind. Pjesëmarrja më e madhe është shënuar në Komunën e Sarajit me 20 për qind dhe në Bogovinë 19 për qind, ndërsa fluksi më i ulët i votuesve është shënuar në qendrën Zhupa të Dibrës me vetëm 3%. Sipas burimeve tona të sigurta, incidenti më i rëndë ka ndodhur në Komunën e Çairit të Shkupit, në ndërtesën e shkollës fillore "Dame Gruev", ku është ndërprerë tërësisht procesi zgjedhor. Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, jashtë ndërtesës janë plagosur të paktën tre persona, ndërsa atmosfera është tejet e tensionuar. Forca të mëdha policore kanë bllokuar çdo afrim në rrugët që çojnë drejt qendrave të votimit në shkollat "Dame Gruev" dhe "Cvetan Dimoov". Qytetarët u shprehën se janë tepër të shqetësuar, ndërsa thonë se kanë dëgjuar vetëm të shtëna me armë zjarri. Në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti, në njërën nga qendrat e votimit po vëzhgonte nga afër zgjedhjet edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Endrju Ki, i cili nuk pranoi të prononcohet për mediat. Një incident i armatosur ka ndodhur edhe në Komunën e Haraçinës së Shkupit, ku janë bllokuar të gjitha hyrjet që çojnë në drejtim të kësaj komune. Aty janë plagosur dy vetë, ku njëri prej të cilëve në moshë fare të re 25-30 vjeç, ka ndërruar jetë. Për një të plagosur në Haraçinë njoftoi edhe MPB, ndërsa banorë të Haraçinës njoftojnë për dy të plagosur. Në Haraçinë, për momentin të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur dhe procesi i votimit është ndërprerë. Ndërkaq, edhe nga lëvizja qytetare MOST, theksohet se që në fillim të procesit zgjedhor në shumë qendra votimi janë vërejtur parregullsi të mëdha. Sipas MOST-it, për shkak të incidenteve, votimet janë ndërprerë në shkollën "Dame Gruev" në Çair dhe Haraçinë, ku janë vërejtur të shtëna, si dhe presione gjatë votimit. Mbushje kutish janë vërejtur në Banjicë të Gostivarit, në fshatrat Tearcë, Zhelinë dhe Bogovinë.