E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ritmet e aplikimin, 17.7 mije karta ne nje ne dite"

Drejtori i Pergjithshem i Gjendjeve Civile, Armand Teliti deklaroi dje se ritmet e larta me te cilat po ecet per shperndarjen e kartave te identiteti, po bejne qe numri i personave te cilet kane aplikuar per te marr ato te shkoje ne 700 mije. "Procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime po ecen me ritme te larta. Deri me tani eshte regjistruar ne numer i larte aplikimesh. Rekordi eshte arritur te henen, me plot 17.700 aplikime ne mbare vendin", deklaroi Armand Teliti, duke u shprehur optimist per vazhdimin e ketij procesi. Sipas tij, ne mbare vendin jane rreth 729 mije shtetas pa pasaporte dhe me shpejtesi po procedohet per pajisjen e tyre me karta, perpara zgjedhjeve parlamentare te pergjithshme. Sipas Telitit, puna ne zyrat e Gjendjeve Civile pa pushim edhe ne ditet e pushimit apo te festave, ben qe procesi te eci me ritme te shpejta dhe te permbushi te gjitha kerkesat e qytetareve te cilet nuk disponojne nje pasaporte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›