E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticion për mbrojtjen nga deshqiptarizimi i Shkupit

“Përmes këtij peticioni, ne populli shqiptar dalim në mbrojtje të Shkupit Shqiptar nga planet e rrezikshme për deshqiptarizimin e tij”, thuhet në komunikatën e organizatës “Shqiptarët për Shkupin”. Sipas tyre, projekti i mbështetur nga Qeveria e Maqedonisë, i ashtuquajtur “për rregullimin e qendrës së qytetit”, në realitet është projekt për shkatërrimin e vlerave dhe mohimin e historisë dhe realitetit shqiptar të Shkupit. Organizata vlerëson se kjo politikë hegjemoniste që po rishfaqet në kokat e disa liderëve maqedonas flet për errësirën e mendjes së tyre ndërkohë që drita e gjithë rajonit është në integrime euroatlantike.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›