Ndërkombëtarët injorojnë censusin, ndërsa për punën e fesë dhe etnisë nuk kujtohet kush më
Rezultatet e censusit të vitit 2011 po injorohen edhe nga ndërkombëtarët. Kështu raportojnë të paktën dy të përditshme sot. Shqiptarja.com shkruan se sipas rezultateve të censusit popullsia shqiptare rezulton në shifrën 2.8 milionë banorë, por kjo shifër shpërfillet nga institucionet ndërkombëtare si shërbimi i inteligjencës amerikane, CIA apo Banka Botërore, të cilat i referohen shifrës 3.2 milionë banorë. Shifra qarkullon zyrtarisht në të gjitha faqet zyrtare të këtyre institucioneve edhe pse rifreskimet në këto faqe janë bërë kohët e fundit.
Të dhënat e para INSTAT i prezantoi në dhjetor të vitit të kaluar por dhe pas gati 9 muajsh institucionet ndërkombëtare nuk kanë shfaqur interes për shifrat e prodhuara nga kjo punë.
Interesant është fakti se shifrat e këtyre institucioneve janë përditësuar së fundmi, por pa marrë parasysh censusin.
Ndërkohë vazhdon të jetë shqetësues fakti se përse nuk publikohet akoma rezultati për fenë dhe etninë. INSTAT ka thënë se do presë të bëhet një vit për të publikuar këto të dhëna. Kështu që me shumë gjasë këto të dhëna do publikohen muajin tjetër.