Ministri i ri duhet të verë në jetë programin koniukturor të Sarkozisë
Paris (DW/Start) - Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka emëruar një ministër të ri për vënien në jetë të programit koniukturor. Sarkozy ngarkoi me detyrën e re shefin e deritanishëm të partisë në pushtet UMP, Patrick Devedjian. Ditën e enjte Sarkozy pati prezantuar një program investimesh në volumin e 26 miliardë eurove, me të cilat në dy vitet e ardhshme do të duhet të mbrohen kryesisht industria e ndërtimit dhe ajo e automobilëve. Me një çek prej 200 eurosh për familjet me të ardhura të pakta, pritet t`i jepet hov konsumit.