DHTI: Draft për amnisti të plotë fiskale

Një amnisti e plotë fiskale në të cilën do të përfshihen edhe borxhet e paqarta të kompanive. Kjo është nisma më e re ligjore që ka ndërmarrë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës. Nikolin Jaka, kryetari i kësaj dhome thotë se drafti fillestar i kësaj reforme të plotë tashmë është dorëzuar në institucionet përkatëse shtetërore.
"Në këtë kërkesë që ne i kemi bërë Ministrisë së Financave dhe
Ministrisë së Ekonomisë, pretendojmë që të bëhemi pjesë e iniciativës
ligjore për një ligj të plotë të aministisë fiskale. Kur themi ligj të
plotë themi që të mos kemi amnisti të pjesshme sic ka ndodhur deri tani,
por nga ana tjetër duhet të jemi shumë të kujdesshëm me ato asete dhe
ato biznese që duhet të fitojnë amnisti fiskale. Pra, ne parashikojmë që
të mos kemi amnisti vetëm për gjobat dhe kamatat, por një amnisti
fiskale dhe për detyrimit dhe borxhin tatimor apo doganor të paqartë",
thotë Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së, Tiranë.
Deri më tani në vend janë bërë disa amnisti të pjesshme fiskale, si dhe
ka patur lehtësi për borxhet e prapambetura të kompanive në dogana e
tatime. Ndërkohë, reforma e re që po ndërmerret përfshin gjithcka dhe ka
gjetur edhe pëlqimin paraprak të institucioneve fiskale.
Adi Darsi
< I mëparshmi