Ndermarrja Shqiperia Trikot ne qytetin e Shkodres
Ndermarrja Shqiperia Trikot me qender ne Shkoder eshte nje nga me te medhate ne Shqiperi qe vepron ne sektorin fason te prodhimit te tekstileve per eksport. Me rreth 650 punetore ajo arrin te eksportoje ne vit rreth 12 milion pale tekstile. Perfaqesues te sektorit fason ne Shqiperi thone se muajt e fundit verehet nje interesim i kapitalit europian per te investuar ne sektorin fason nxitur nga kriza arabe por edhe lehtesite e krijuara nga qeveria shqiptare. Megjithate ata shprehen se eshte ende i ulet standarti i zbatimit te vendimeve te qeverise nga ana e administrates shteterore.