Asambleja Kombetare mbledhja para kongresit
Partia Socialiste mbledh sot Asamblene e saj Kombetare ku pritet te diskutohet draft statuti dhe draft programi i ri. Si mbledhja e fundit per kete perberje takimi qe mbahet ne mesdite do te vendose shumecka per Kongresin e 5 nentorit i cili ne vetvete perfaqeson nje etape ne jeten politike te Partise Socialiste. Nje fakt qe kerkon vemendje eshte se deri me tani anetaret e Asamblese nuk jane vene ne njohje te dy drafteve cka le vend per te menduar se shqyrtimi dhe miratimi i tyre te behet direkt ne Kongres. Nderkohe Asambleja mblidhet edhe pasi procesi zgjedhor qe ka nisur qysh ne vere teorikisht do te duhej te ishte mbyllur dhe ne kete pikepamje moment kulmor eshte zgjedhja e delegateve ne daten 22 tetor i cili nuk kaloi pa kritika. Por me rendesi eshte edhe zbardhja e draftit per reformen organizative ndryshe statuti i ri te cilin e ka trajtuar dje ne mbledhjen e grupit parlamentar edhe kreu Edi Rama. Sipas deklarimeve me te hershme te anetarit te grupit te punes Bashkim Fino statuti i ri parashikon nje liste kombetare per Asamblene Kombetare e cila riformatohet teresisht pas Kongresit te ardhshem. Proces i hapur pas dates 5 nentor mbetet zgjedhja e krereve te degeve te PS-se per njesite vendore komuna dhe bashki qe kane perfunduar mandatin 4-vjecar ne detyre.