E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërmjetësi i BE-së sot në Kosovë

PRISHTINE - Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper, pritet të vizitojë sot Kosovën.

Nga kabineti i shefes së delegacionit kosovar Edita Tahiri, është paralajmëruar takimi i saj me Cooper-in, pasditen e sotme. Pritet që temë kryesore e bisedimeve të jetë përfaqësimi i Kosovës në takimet rajonale dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme të arritura mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit mund të ndodhë vetëm atëherë kur të përafrohen qëndrimet e të dyja palëve rreth çështjes së bashkëpunimit rajonal.

“Ne e presim vizitën e ndërmjetësit evropian, i cili vjen pas vizitës që ka bërë në Beograd.Ndaj, sot mund të jetë një moment i ri për të parë se cilat janë perspektivat”, - ka thënë Tahiri.

Moti i keq bëri që Cooper të anulonte vizitën e parashikuar për javën e kaluar në Prishtinë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›