E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol një makine në Krujë, nuk ka të lënduar

KRUJË- Shpërthen automjeti në Krujë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas mesnate në lagjen Derede. Sipas policisë mjeti ka qenë i parkuar në rrugë, teksa banorët kanë dëgjuar shpërthimin e fortë.

Menjëherë është njoftuar policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë shuar flakët, ndërsa më pas ka rezultuar se shkak i shpërthimit ka qenë një sasi tritoli e vendosur tek xhami përpara. Raportohet se mjeti me targë Krujë 5585 B i përket 25-vjecarit me iniciale e. xh, ndërsa policia po heton në pistën e një atentati.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›