E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihanna shpenzon 100 mijë stërlina për portretin e Monroe

SHBA – Rihanna ka shpenzuar plot 100 mijë stërlina për një portret të Marilyn Monroe, i përbërë nga kristale Swarovski.

Këngëtarja nga Barbadosi duket se nuk shqetësohet për shpenzimet, kur bëhet fjalë për të përmbushur kapriçot e saj.

Rihanna ka porositur artisten britanike Claire Milner për të realizuar portretin e ikonës së ndjerë të Hollywoodit.

Artisja e njohur për punimet e saj prej kristali deklaroi për të përditshmen “The sun” se portreti luksoz është i veçantë për faktin se ndryshon shpesh ngjyrë duke krijuar një ylber në të gjithë ambientin përreth.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›