E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëkundje tërmeti në Tiranë, nuk ka të lënduar apo dëme materiale

Disa lëkundje të lehta tërmeti janë ndier në kryeqytet mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmiologjik, lëkundja e parë është ndier rreth orës 04:30, me një magnitudë prej 2.9 ballë e shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 15 km në veri të qytetit të Librazhdit.

Ndërkohë, një tjetër lëkundje më e fortë, me magnitudë 3.6 ballë, është regjistruar në orën 06:15 minuta.

Nuk ka pasur raportime në lidhje me dëme materiale apo të lënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›