E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe Kina përforcojnë bashkëpunimin

Të dyja vendet "kanë hapur një kapitull të ri" në marrëdhëniet e tyre, tha Merkel pas takimit me kryeministrin kinez Wen Jiabao.

Ky i fundit vlerësoi Gjermaninë si një partner të rëndësishëm strategjik. Marrëdhëniet me Kinën do të intensifikohen në drejtimin e hulumtimit shkencor, drejtësisë, mbrojtjes së klimës dhe energjive të rigjenerueshme, raporton DW-ja.

Vëllimi i kontratate të nënshkruara në Berlin me Kinën kap shifrën e 15 miliardë dollarëve. Merkel preku në konsultimet qeveritare edhe deficitet që ka Kina në fushën e të drejtave të njeriut. Kryeministri kinez u shpreh se të dyja palët duhet të kërkojnë të përbashkëtat dhe jo dallimet./Start/

                                                                                             2011-06-29 13:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›