A po fillon destalinizimi i Rusise

Presidenti rus Dimitri Medvedev do te inicioje nje 147de-stalinizim148 te ri te vendit ne perpjekje per t146u rikujtuar ruseve krimet monstruoze te kryera nga diktatori sovjetik.
Roli i Stalinit ne historine e Rusise do te ri-preket gjate takimit qe Medvedev ka parashikuar te zhvilloje ne janar me te derguarin e tij te ri per ceshtjet e te drejtave te njeriut Mikail Fedotov dhe aktiviste te tjere te te drejtave te njeriut. Fushata sipas nje gazete ruse do te bazohet ne deklasifikimin e te gjitha arkivave sekrete sovjetike.
Programi do te perfshije gjithashtu edhe kerkime te kampeve te mbetura te epokes se Stalinit si dhe vendosjen e monumenteve te reja per nder te atyre qe u vrane nga regjimi. Perfaqesuesit e grupeve te te drejtave te njeriut do t146i kerkojne Medvedevit qe te jape nje vleresim ligjor dhe politik per krimet e regjimit totalitarist.
Medvedev ne kundershtim me qendrimin e Vladimir Putinit qe eshte kryeministri i vendit e cilesoi Bashkimin Sovjetik si nje regjim totalitar qe shtypi te drejtat e njeriut. Ne nje interviste te dhene ne maj ai deklaroi se krimet e Stalinit te kryera gjate kohes se luftes nuk mund te falen kurre.
147Bashkimi Sovjetik ishte nje shtet shume i nderlikuar dhe nuk mund te konsiderohet vecse totalitar148 kishte deklaruar atebote Medvedev. Si Medvedev ashtu edhe Putin deri ne ate moment kishin dhene shume pak vleresime ne lidhje me Bashkimin Sovjetik duke u perqendruar me shume ne arritjet e tij.
Sipas gazetes Medvedev eshte duke e shnderruar 147de-Stalinizimin148 ne nje teme qendrore te qendrimit te tij ne Kremlin.