E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria nis procedurat për privatizimin e "Albpetrol"

TIRANE- Qeveria nis procedurat për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol”. Në mbledhjen e sotme të qeverisë Berisha tha se ky privatizim do të bëhet në përputhje të plotë me ligjin e miratuar në vitin 1998, për privatizimin strategjik.

Mungesa e një formule se si do të shitej kompania e shfrytëzimit të naftës, Albpetrol, kishte ngrirë interesin e investitorëve për blerjen e tij.

Albpetrol aktualisht është kompania e shtetit, që ka të drejtën e shfrytëzimit dhe nxjerrjes së naftës në vend dhe gjithashtu ka edhe asete të tjera që lidhen me aktivitetin e kompanisë.

Kompania shtetërore e naftës zotëron asete me vlerë rreth 420 milionë dollarë, sipas burimeve zyrtare të kompanisë. Nga ana tjetër, Albpetrol ka nënshkruar marrëveshje-hidrokarbure për vendburimet e veta me kompani të huaja. Kompania Albpetrol ka një licencë pa afat, për shfrytëzimin e disa vendburimeve të naftës. Disa prej puseve, Alpetroli ua ka transferuar kompanive private, përmes kontratave koncesionare.
Aktualisht "Albpetrol" sh.a ka një fond prej më pak se 1700 pusesh në prodhim. Sipas kontratave që Albpetrol ka nënshkruar me kompanitë e huaja, aktualisht nëntoka shqiptare shfrytëzohet nga kompanitë si "Banker's Petroleum",, "Stream oil".
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›