E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me 10 vjet burg, mbyti foshnjën 18- muajshe

26/10/2011  Gjykata mori parasysh dhe gjendjen e paqëndrueshme mendore të së akuzuarës

KORÇE- Është dhënë dënimi 10 vjet burg për 25- vjeçaren Sonila Lumi, e cila më 21 maj të një vitit të kaluar mbyti foshnjën e saj 18 muajshe, sepse fëmija kishte filluar të qante dhe nuk po pushonte. Vendimi u dha ditën e martë nga Gjykata e Apelit në Korçë, ku trupa gjyqësore kryesohej nga gjyqtarja Entela Prfiti. Për këtë vrasje Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet burg, ndërsa gjykata e rrethit gjyqësor Korçë e dënoi atë me 12 vjet, kurse Gjykata e Apelit i zbriti edhe dy vjet të tjera duke e çuar dënimin e saj në 10 vjet heqje lirie. Në dhënien e vendimit u morën parasysh edhe shpjegimet e mbrojtjes, megjithëse kjo e fundit kërkonte edhe më tepër, atë të lirimit të të pandehurës, pasi për palën mbrojtëse, vdekja e fëmijës kishte ndodhur për shkak të pakujdesisë që nëna kishte treguar ndaj birit të saj. Ndërkaq edhe Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj, ku të gjitha këto do të sillnin edhe ndryshimin e veprës penale nga vrasje me dashje në rrethana cilësuese, në keqtrajtim të të miturve me pasojë vdekjeje. Megjithatë, në dhënien e këtij vendimi u mor parasysh edhe aftësia mendore e 25-vjeçare. Pas vrasjes së fëmijës 18- muajshe, Sonila Lumi, kishte mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj aktit që kishte kryer, por gjatë gjykimit të kësaj çështjeje qëndrimi i saj do të merrte një drejtim tjetër. Nga njëra seancë gjyqësore të tjetra ajo do të shfaqej gjithnjë e më shumë e penduar dhe e dëshpëruar, madje do të vinte një çast kur ajo do të shprehej: “Kërkoj mëshirë”. Gjatë gjykimit do të dilte në pah dhe paqëndrueshmëria e saj mendore, gjë që mesa duket u mor parasysh edhe nga gjykata e rrethit gjyqësor, por edhe nga Gjykata e Apelit, ku kjo e fundit e uli dënimin e 25-vjeçares nga 12 vjet në 10 vjet heqje lirie. V. Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›