Saranda, qyteti që “ha” detin
26/10/2011 REPORTAZH / Vit pas viti ndryshon qyteti bregdetar nga ndërtimet me dhe pa leje
SARANDË - Agim Mato, një nga poetët më të njohur të Sarandës, sot administrator i shtëpisë botuese “Milosao”, një javë më parë, teksa lexonte një shkrim të kolegut tim “Zvërnec, deti “ha” tokën”, më tha me gjysmë shaka se në qytetin e tij ndodh e kundërta “Saranda “ha” detin”.
Fatmirësisht dhe fatkeqësisht, Agimi ka jetuar dy epoka të qytetin të Sarandës, atë të para dhe pas 1990. “Gjatë sistemit komunistë, Saranda pësoi transformime rrënjësore në planin urban. Ky qytet u zhvillua sipas stili lindor, por asnjëherë deti nuk u pushtua. Sot, kemi tjetër panoramë. Nga lart kemi zbritur poshtë. Kemi “ngrënë” detin me dhëmbë”, thotë Mato.
Për të argumentuar këtë fakt, Mato më tregon dy fotografi, njëra e realizuar në vitin 1945 dhe tjetra në vitin 2011. “E shikon! Brenda 66 viteve qyteti është katërfishuar, ndërsa 20 vitet e fundit është shëmtuar”, thotë me keqardhje Mato, 60 vjeç. Sipas tij, Zvërneci po shkatërrohet nga erozioni, ndërsa Saranda nga betonizimi. Për të, situata është alarmante, si për zhvillimin e qytetit, ashtu edhe për perspektivën e saj. “Në Zvërnec mjafton një investim për të parandaluar katastrofën mjedisore, në Sarandë ndodh e kundërta. Dora e njeriut po shkatërron ekosistemin nënujorë”, shprehet Mato. Mato tregon se në Sarandë shumë biznese kanë filluar të hedhin inerte në vijën bregdetare, për ta kthyer detin në tokë ndërtimi. “Askush nuk i ndalon. Përkundrazi, kam mësuar se ky “operacion” ka marrë bekimin e institucioneve të specializuara”, thotë poeti.
Mato kujton se gjatë regjimit komunistë hedhja e inerteve në det ishte e dënueshme, jo me gjobë si sot, por me burg. “Në ato vite njerëzit kishin tjetër mentalitet. Vija bregdetare nuk prekesh nga ndërtimet pa kriter”, specifikon Mato. Stavri Konomi, nga Lukova, arkitekt, me një karrierë mbi 20-vjeçare, një nga specialistët më të kërkuar në Greqi për arkitekturë, mendon se Saranda tashmë e ka mbyllur kapitullin e turizmit bregdetar. “Saranda nuk ka një plan urban të përshtatshëm, çdo gjë ndërtohet pa kriter dhe tashmë situata paraqitet e rënduar”, thotë Konomi, 52 vjeç. Sipas tij, asnjë objekt i ndërtuar në bregdetin e Sarandës nuk është i përshtatshëm me terrenin, ashtu siç ndodh në Korfuz (Greqi). “Saranda nuk ka një plan urban të përshtatshëm, çdo gjë ndërtohet pa kriter dhe tashmë situata paraqitet e rënduar”, thotë Konomi, 52 vjeç.
Pallatet shumëkatëshe janë ngritur jashtë kritereve urbane, ndërkohë vija bregdetare është larguar në drejtim të paditur”, thotë Konomi, duke sqaruar se dikur në lagjen nr. 4, pranë stadiumit të qytetit, ekzistonin plazhe pafund, sot janë zhdukur, janë uzurpuar nga pallatet shumëkatëshe.
I vetmi shpëtim për arkitektin është planit urbanistik, që, sipas tij, duhet të jetë Kushtetuta e qytetit. “Në qoftë se, qysh sot vihet dorë për të parandaluar masakrën urbane, atëherë kemi të drejtë të vështrojmë për të ardhmen”, mendon Konomi. “Zbatimi i ligjit duhet të jetë taksativë për të gjithë”, përfundon ai. T. Skuqi