Nderohet sekretari i ndjerë, Isuf Lumi
Nga Express më 23 mars 2011 në ora 12:48
Përfaqësuesja e BKT Superligës së Kosovës, do ta zhvillojë një ndeshje revyale me Yllin nga Suhareka, për nder të njëvjetorit të vdekjes së të ndjerit Isuf Lumi, ish-sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Trajnerët Bujar Loci e Eroll Pepiqi e kanë publikuar të martën listën e basketbollistëve që do të luajnë më 1 prill në Suharekë kundër Yllit, i cili në përbërje do të ketë edhe basketbollistë nga klubet e tjera.
Lista e të përzgjedhurve
1. Rron Grapci
2. Edis Kuraja
3. Vigan Radoni
4. Samir Shaptahu
5. Drilon Hajrizi
6. Gazmend Asllani
7. Fahri Breca
8. Granit Rugova
9. Fisnik Rugova
10. Alban Veseli
11. Valentin Spaqi
12. Blerim Mazreku