Nderohet sot Lumturimi i Nënë Terezës

Sot në Shqipëri nderohet Lumturimi i Nënë Terezës. Thuajse të gjitha institucionet kulturore në Tiranë do të zhvillojnë sot veprimtari artistike për nder të shqiptares së famshme. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve njoftoi se të gjitha institucionet kulturore artistike në varësi të Drejtorisë së Arteve dhe Letrave pranë MTKRS-së, kanë planifikuar organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kushtuar kësaj dite të shënuar. Në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premiera "Banorët e Katit të V-të", vepër e dramaturgut shqiptar Kin Dushi. Shfaqja do të organizohet me ftesa dhe njoftohet se për publikun hyrja do të jetë e lirë, duke i dhënë mundësinë kështu këtij të fundit që të frekuentojë teatrin falas në këtë ditë festive. Në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të organizohet një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit.