E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranimet në universitete, Tirana dhe Kruja, rezultatet më të dobëta



Tirana dhe Kruja mbajnë rekordin negativ të pranimit në universitete për këtë vit akademik. Duke marrë parasysh rezultatet e pranimeve në universitete, të publikuara nga Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, Drejtoria Arsimore e Tiranës, Tiranës Qark dhe Zyra Arsimore e Krujës kanë nivelin më të lartë të jofituesve gjatë këtij viti akademik.

Renditja

Në këtë mënyrë, vetëm 74.79 për qind e maturantëve që kanë përfunduar shkollën në Qarkun e Tiranës pa përfshirë kryeqytetin, kanë arritur të shpallen fitues, në krahasim me 86.96 që është mesatarja në rang vendi. Në vend të dytë vijnë shkollat e rrethit të Krujës, nga të cilat vetëm 75.56 për qind kanë arritur të përfshihen në universitete dhe ato të qytetit të Tiranës, që nuk kanë “prodhuar” më shumë se 76.21 për qind fitues.

Në anën tjetër të klasifikimit ndodhet Delvina. Zyra më e vogël arsimore në vend me vetëm 38 maturantë gjatë këtij viti është në krye të klasifikimit, pasi të gjithë maturantët e saj janë shpallur fitues. Në vend të dytë është Malësia e Madhe, ku vetëm 1 maturant nuk ka arritur të fitojë shkollën e lartë. Ndërsa në vend të tretë, vijon Saranda, e cila ka më shumë se 8-fishi i maturantëve të Delvinës dhe ku 97.1 për qind e tyre janë shpallur fitues. Ndër drejtoritë e mëdha arsimore bie në sy Vlora, pasi nga 1056 maturantë, 96.4 për qind janë fitues dhe vetëm 3.36 për qind nuk kanë arritur të përfshihen në universitet gjatë raundit të parë të regjistrimeve.

Fitues dhe jofitues

Ndër pesë qarqet me numrin më të madh të maturantëve në shkallë vendi, vetëm përqindja e përfshirjes në universitete të maturantëve që janë nën juridiksionin e Drejtorisë Arsimore të Tiranës nuk e kalojnë mesataren e përfshirjes në rang vendi. Katër drejtoritë e tjera të mëdha, ato të Fierit, Elbasanit, Vlorës dhe Shkodrës, ndodhen mbi këtë mesatare, ku tre të fundit ndodhen në listën e 10 drejtorive me kalueshmëri më të lartë, ndërsa ajo e Fierit në vend të trembëdhjetë.

Ndër 37 drejtoritë dhe zyrat arsimore në rang vendi (të vendosura në çdo qendër rrethi, me përjashtim të Tiranës ku ka dy drejtori – Tirana dhe Tirana fshat) 23 ndodhen mbi mesataren kombëtare të pranimit në universitete. Ndërkohë, drejtoritë e tjera ndodhen nën këtë mesatare, e cila është 13.03 të maturantëve jofitues në rang vendi.

Përfshirja në universitete, sipas përqindjes në bazë rrethi

NR RRETHET KONKURENTË FITUES JOFITUES

1 DELVINË 38 100 0

2 MALËSI E MADHE 79 98.73 1.26

3 SARANDË 278 97.1 2.87

4 DEVOLL 144 96.52 3.47

5 VLORË 1056 96.4 3.36

6 GJIROKASTËR 422 96.2 3.79

7 KORÇË 790 95.69 4.3

8 ELBASAN 1130 95.57 4.42

9 SHKODËR 1002 93.51 6.48

10 PËRMET 231 93.07 6.92

11 KUÇOVË 165 91.51 8.48

12 PEQIN 45 91.11 8.88

13 FIER 1389 91.07 8.92

14 KUKËS 380 91.05 8.94

15 POGRADEC 358 90.78 9.21

16 TEPELENË 302 90.39 9.6

17 LUSHNJE 722 90.16 9.83

18 KOLONJË 124 89.51 10.48

19 BERAT 638 89.49 10.5

20 LEZHË 388 89.17 10.82

21 SKRAPAR 121 88.42 11.57

22 MALLAKASTËR 195 88.2 11.79

23 LIBRAZHD 289 87.88 12.11

24 DURRËS 1061 86.71 13.28

25 MAT 340 86.17 13.82

26 GRAMSH 166 86.14 13.85

27 KURBIN 249 84.73 15.26

28 DIBËR 203 83.74 16.25

29 BULQIZË 61 83.6 16.39

30 KAVAJË 341 83.57 16.42

31 MIRDITË 119 80.67 19.32

32 PUKË 154 80.51 19.48

33 HAS 76 78.94 21.05

34 TROPOJË 154 78.57 21.42

35 TIRANË 3927 76.21 23.78

36 KRUJË 221 75.56 24.43

37 TIRANË QARK 722 74.79 25.2

Gjithsej 18080 86.96 13.03

Përfshirja në universitete, sipas numrit të fituesve në bazë rrethi

NR RRETHET KONKURENTË FITUES JOFITUES

1 TIRANË 3927 2993 934

2 FIER 1389 1265 124

3 ELBASAN 1130 1080 50

4 VLORË 1056 1018 38

5 SHKODËR 1002 937 65

6 DURRËS 1061 920 141

7 KORÇË 790 756 34

8 LUSHNJE 722 651 71

9 BERAT 638 571 67

10 TIRANË QARK 722 540 182

11 GJIROKASTËR 422 406 16

12 LEZHË 388 346 42

13 KUKËS 380 346 34

14 POGRADEC 358 325 33

15 MAT 340 293 47

16 KAVAJË 341 285 56

17 TEPELENË 302 273 29

18 SARANDË 278 270 8

19 LIBRAZHD 289 254 35

20 PËRMET 231 215 16

21 KURBIN 249 211 38

22 MALLAKASTËR 195 172 23

23 DIBËR 203 170 33

24 KRUJË 221 167 54

25 KUÇOVË 165 151 14

26 GRAMSH 166 143 23

27 DEVOLL 144 139 5

28 PUKË 154 124 30

29 TROPOJË 154 121 33

30 KOLONJË 124 111 13

31 SKRAPAR 121 107 14

32 MIRDITË 119 96 23

33 MALËSI E MADHE 79 78 1

34 HAS 76 60 16

35 BULQIZË 61 51 10

36 PEQIN 45 41 4

37 DELVINË 38 38 0

Gjithsej 18080 15724 2356

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›