E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpreja e dritave në Qemal Stafa, shkak mbingarkesa në transformator

(update) Keshilli Mbikqyres i Stadiumit “Qemal Stafa” ka zyrtarizuar shkarkimin e
drejtorit, Perikli Dhales pas skandalit te nderprerjes se energjise
elektrike gjate ndeshjes miqesore Gramozi- Real i Madridit, duke emeruar
si drejtues te ri, Gazmend Sallakun. Megjithese lajmi ishte paraprire
qe ne mbremjen e se merkures, ai eshte zyrtarizuar pas mbledhjes se
Keshillit Mbikqyres se Stadiumit, i cili perbehet nga tre anetare, Vasil
Bici dhe Indrit Fortuzi nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve dhe Viron Bezhani nga ministria e Ekonomise. Ky keshill ka
votur shkarkimin e Dhales nga detyra si pergjegjes per mos marrjen e
masave per mbarevajtjen e ndeshjes te vlefshme per edicionin e trete te
trofeut “Taci Oil”.

• 90 minuta errësirë në “Qemal Stafa”, fajësohet drejtori i stadiumit

• Trofeu "Taçi Oil". Reali Madridit mund 2-1 Gramozin

“Këshilli Mbikqyrës I Qendrës Sportive I mbledhur sot në një mbledhje të jashtëzakonshme pas një analize të hollësishme të incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes Gramozi- Real I Madridit, vendosi për shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit actual, zotit Perikli Dhales dhe të emërojë në vend të tij ish- futbollistin e Dinamo-s Gazmend Sallaku. Shkarkimi I drejtorit actual bëhet për shkak se ai lejoi fillimin e ndeshjes edhe pse nuk ishin marrë masat e parashikuara ne rregullore të vendosura nga UEFA dhe FIFA të cilat duhet të siguroheshin nga OSSH dhe që lidhen me furnizimin alternative të furnizimit me energji elektrike. Pra duhet të ishin 2-3 mënyra furnizimi me energji” tha Fortuzi.

I sapoemeruar si drejtor i ri i “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku ka thene se objektivi i tij eshte ta ktheje stadiumin ne nje impiant modern. “Shumë shpejt do bëj që stadiumin “Qemal Stafa” ta kthejmë  në një impiant vërtet modern” tha Sallaku drejtor I st “Qemal Stafa”.

Nderkohe, kane nisur hetimet per incidentin e rende te ndërprerjes së dritave  për me shume se 90 minuta ne stadiumin “Qemal Stafa”. Nje grup hetimor i Task Force te Prokurorise se Tiranes ka kqyrur sot paradite gabinen elektrike te stadiumit dhe ambjentet e tjera te qarkut elektrik te tij. Megjithese ende nuk ka nje skeme zyrtare per ate qe ka ndodhur, burime konfidenciale prane grupit hetimor bejne te ditur se pista me e mundeshme eshte ajo e mbingarkeses ne transformator.

Ne te njejten kohe grupi hetimor duket se ka hedhur poshte pisten e brejtesve, ashtu sic ishte perfolur me pare. Gjithsesi, Task Force do te vazhdoje hetimet deri ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje. Nderkohe, menjehere pas incidentit ne “Qemal Stafa” autoritetet thane se pas ketij incidenti  u shoqëruan 25 persona te cilat jane marre ne pyetje për ngjarjen. Mes të shoqëruarve ishin pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit, por edhe punonjës të OSSH-së.

Nertan Prifti

Azhornuar së fundi ( e enjte , 21 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›