E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, homazhe për Ibrahim Rugovën, në 4-vjetorin e vdekjes

Liderët shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, në katër vjetorin e vdekjes së tij. Presidenti, Fatmir Sejdiudhe kryeministri, Hashim Thaçi, u shprehën se roli i Rugovës në ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm.Ndërsa përfaqësuesit e opozitës theksuan se vullneti unifikues i politikës rugoviane duhet të zbatohet.

"Për ne është pak kjo që bëjmë në kuptimin e përpjekjes me të edhe në
këtë mënyrë, sepse puna e tij ishte kolosale. Pra, ishte një kolos i
Kosovës-një burrë i madh i vendit", tha Fatmir Sejdiu, President i
Kosovës.

"është nderimi dhe përkushtimi shtetëror i Qeverisë së Republikës së
Kosovës për kontributin shtet-formues dhe demokratizues të vendit tonë,
për personalitetin –presidentin Ibrahim Rugova i cili do të kujtohet me
pietetin më të lartë prej shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj", u
shpreh Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

"Në mënyrën më të sinqertë dua t’ju them opinionit që sot ndoshta ka më
tepër nevojë se kurrë që filozofia bashkuese e Presidentit Rugova të
jetë aktive në Kosovë", tha Nexhat Daci, kryetar i LDD-së.

"Megjithatë, duhet të themi se sot jemi akoma larg sendërtimit të
vizionit të tij që Kosova të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe
i paktit NATO. Të gjithë ne së bashku duhet të punojmë për jetësimin e
këtij vizioni, dhe vetëm në këtë mënyrë do të shprehim respektin për
trashëgiminë e tij", shprehet Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së.

Në vitin 1989,Rugova me një pjesë të akademikëve dhe intelektualëve të
shquar shqiptarë themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës,partia e parë
dhe e vetme në Kosovë.Mirëpo,ndikimi i LDK-së në skenën politike
kosovare është zbehur që nga vdekja e Rugovës duke u shoqëruar me
shkëputjen e një pjese të anëtarësisë së LDK-së.

Edona Peci    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›