Pezullohen liçencat për shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve
Ne fund te muajit janar autoritetet e ministrise se Mjedsit do te bejne publik, nje raport te detajuar ne lidhje me demet ekologjike qe jane shkaktuar ne mjedis ne zonat qe u permbyten ne qarkun e Shkodres. Specialistet e Mjedisit, deklaruan gjate emisionit te mengjesit “Dita fillon ne Alsat” se kane ngritur grupe pune per sektore te vecante te mjedisit, nderkohe qe pranojne faktin se ndotja aty ka qene teper e madhe.
“Ne kemi ngritur grupet e punës në të cilat janë përfshire njerëz nga të
gjitha fushat, nga biodiversiteti, pyjet, ujërat, peshkimi, për të
vlerësuar ndikimin e kësaj situate në mjedis. Sipas urdhrit të
ministrisë së Mjedisit raporti perfundimtar do të paraqitet në datë 27”
tha Myrvete Pazaj, sekretare e pergjithshme e ministrise se Mjedisit.
E nderkohe, specialistet e mjedisit thone se nje nga masat konkrete qe
eshte ndermarre eshte mosdhenia e licencave per firmat qe shfrytezojne
shtreterit e lumenjeve deri ne nje studim te detajuar nga specialistet.
“Ky vendim pezullon dhënien e lejeve për shtratrat e lumënjve deri në
momentin kur të ketë një studim të plotë dhe kur ky studim të tregojë se
ka lejuar të drejtën për të shfrytëzuar shtratet e lumenjve, në bazë të
kritereve, në bazë të rezervave pa dëmtuar dhe pa sjellë pasoja mbi
mjedisin” tha Pazaj.
Aktualisht deri tani, ne zonat qe u permbyten ne qarkun e Shkodres, po
llogariten vetem demet materiale te mijra familjeve, nderkohe qe po
shmangen epidemite e mundeshme, nga ndotja e ujrarave apo dhe e puseve.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi