PS, Dokle: Hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit
Partia Socialiste permes deputetit Namik Dokle ritheksoi se hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit nis me hapjen e kutive të votimit. Sipas Namik Dokles edhe ndërkombëtarët tashmë janë bindur se kjo është një kërkesë legjitime e opozitës dhe se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës së rëndë pa hapjen e kutive.
"Nuk mund të flitet për shumicë të opozitës në komisionin hetimor, kur
kësaj shumice i mohohet apriori kërkesa për hapjen e kutive! Sipas kësaj
logjike absurde do të thotë, zbatoni ligjin jo ashtu siç është, por
ashtu siç dua ta shkelë unë, gjë që e ka bërë disa herë edhe shumica e
qeverisë në KQZ! Ne përsërisim edhe njëherë qëndrimin e Partisë
Socialiste dhe të grupit të saj parlamentar, se nuk mund të ketë
zgjidhje të krizës së rëndë parlamentare pa dialog serioz, se nuk mund
të ketë dialog real pa hetimin e plotë të zgjedhjeve dhe nuk mund të
ketë hetim të zgjedhjeve pa hapjen e kutive ku të gjithë shqiptarët dhe
ndërkombëtarët të shohin me transparencë të plotë të vërtetën e 28
qershorit" tha Dokle.
Ky qendrim i pandryshuar i Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve
ka ndeshur po ashtu ne qendrimin e palekundur te maxhorances per te mos
hapur kutite, nderkohe qe jane shtuar zerat e nderkombetareve qe palet
politike ne Shqiperi te dialogojne per te zgjidhur situaten.