Ndërprerja e energjisë, OST: Shkak punimet në linjë

Ndërpreja e energjisë elektrike që prej orës 07:30 deri në 16:30 në zonën e Durrësit dhe në një pjesë të zonës së jugut është për arsye sigurie pasi po kryhen punime në linjën Podgoricë-Tiranë.
Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Sokol Ramadani është shprehur se këto ndërprerje do të vazhdojnë edhe për dy ditë të tjera. Ndërkohë që pritet që ky investim të përfundoj në fund të këtij muaji.
Drejtuesii OST-së është shprehur se investimi i kryer është me mjaft i rëndësishëm për vendin dhe ndërpreja e energjisë nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë.