E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet çmimi i gazit, shkak ulja e temperaturave

Ulja e temperaturave ka ndikuar në rritjen e çmimit të gazit. Një litër gaz është rritur me rreth 150 lekë të reja dhe një bombul gazi 10 litërshe nga 12 mijë lekë tashmë kushton 15 mijë lekë.

Qytetarët shprehen se e kanë mjaft të vështirë që të përballojnë këto çmime por gjithësesi gazi mbetet edhe e vetmja mundësi përdorimi për të gatuar dhe për t`u ngrohur. Nuk mungojnë edhe ata qytetarë të cilët shprehen se tashmë kanë filluar që të përdorin drutë.
 

Qytetarët shprehen gjithashtu se edhe cilësia e gazit shpesh herë është mjaft e keqe e megjithatë mbetet ende mënyra më e përdorur prej shqiptarëve për ngrohje dhe për gatim.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›