Ndërprerja e energjisë, ZMK: Të merren urgjentisht masa ndaj CEZ
TIRANE - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve kërkoi sot marrjen e masave urgjente ndaj abuzimeve të kompanisë CEZ në furnizimin me energji ndaj konsumatorëve.
Drejtori i ZMK, Altin Goxhaj, kërkoi sot mbledhje urgjente të Këshillit të Bashkërendimit të Konsumatorëve në ministrinë e Ekonomisë dhe Bordit të CEZ ku kjo ministri është aksionere, për të ndërhyrë ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë që ka nisur ndërprerjet e energjisë elektrike.
ZMK konsideron "të papranueshme situatën e rëndë të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët nga CEZ Shpërndarje, e cila ditët e fundit është bërë e patolerueshme".
Gjithashtu ZMK e quajti "të papranueshëm pasivitetin e ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila ka pezulluar "de facto" nga funksioni prej dhjetra muajsh Këshillin e Bashkërendimit të Konsumatorëve dhe ka vonuar prej 67 ditësh mbledhjen e shumëpritur të Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, që ka pasur në axhendë shqyrtimin e ankesave ndaj CEZ".
ZMK i kërkoi sot publikisht ministrit të Ekonomisë, thirrjen me urgjencë të Këshillit të Bashkërendimit të Konsumatorëve, me qëllim analizimin e politikës së METE këto vite në raport me mbrojtjen e konsumatorëve dhe shkeljen e legjislacionit shqiptar për praktikat e vendimmarrjes në këtë institucion.
ZMK kërkoi thirrjen me urgjencë të Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve për të vazhduar trajtimin e abuzimit të CEZ me konsumatorët shqiptarë në bazë të fakteve të dokumentuara dhe të Bordit Drejtues të CEZ nga përfaqësuesi i shtetit shqiptar në të (ku METE është aksioner) për të trajtuar gjëndjen skandaloze të situatës së furnizimit me energji për konsumatorët shqiptarë.
"Konsumatorët e energjisë elektrike jo vetëm janë më të diskriminuar në Europë për shkak të abuzimit me faturat e energjisë, por tashmë po u hiqet e drejta për të qenë konsumatorë, pasi energjia elektrike mungon me orë dhe në zona të caktuara të Shqipërisë u mungon me ditë", thuhet në njoftimin e ZMK-së.
Sipas Goxhajt, "Komisioni i Konsumatorëve kishte për detyrë që të trajtonte që në fund të Nëntorit 2011 abuzimin e dokumentuar të CEZ, por çuditërisht që prej 8 Nëntorit 2011 mbledhja e Komisionit është pezulluar pasi e vetmja rrugë që kishte, ishte të merrte vendim për ndëshkim të CEZ me të paktën 1% të xhiros vjetore dmth disa miliona euro".
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera OST: Në 11-13 janar, ndërpreje të energjisë në Tiranë dhe Vlorë