E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, aksidentohet për vdekje në autostradë kalimtari

Policia bëri me dije se ka humbur jetën shtetasi shtetasin Çlirim Ibrahim Vladi, 37 vjec, banues në Laknas.

Ai ishte kalimtar i rastit, teksa është goditur nga një automjet tip Fiat në afërsi të mbikalimit të Yrshekut në autostradën Tiranë-Durrës.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit shtetasi Ilir Davacaj, 34-vjeç, e ka dërguar të aksidentuarin për në Spitalin Ushtarak, ku edhe ka gjetur vdekjen. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke arrestuar edhe drejtuesin e mjetit. /Start/

                                                                                             2012-01-10 10:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›