OST: Në 11-13 janar, ndërpreje të energjisë në Tiranë dhe Vlorë
TIRANE- Operatori i Transmetimit të energjisë, OST njoftoi sot se në tre ditët në vijim për shkak të punimeve në sistemin e transmetimit në disa zona në Tiranë dhe Vlorë do të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike.
Sipas burimeve të OST, për punimet lidhur me marrjen e sinjaleve për sistemin SCADA/EMS në qendrën e re Dispeçerike do të stakohen dy transformatorë në nënstacionin e Selenicës.
Ky stakim do të bëhet në datën 11 Janar dhe në oraret 09-11:30 dhe 12:00-14:30 do të ketë ndërprerje të energjisë në zonat: Bashkia Selenice, komunat Armen, Llakatund dhe Selishtë në qarkun e Vlorës.
Në datën 12 janar në orën 10:00-14:00 për shkak të punimeve për mbrojtjen e linjës 35 kV Sharre -TEC (30/2) në nënstacionin e Sharrës do të ketë stakim të Linjes 35 kV Sharre-TEC.
Për pasojë do të jenë pa energji zonat: Kombinat, Yzberisht, Mezez, Ndroq.
Gjithashtu në 13 Janar, nga ora 09:00-15:00 për shkak te punimeve te nevojshme në linjat 220 kV Tirana -Elbasan do të stakohet remonti i "Fidrit" 126 në Nënstacionin Kinostudio.
Për pasojë, do të mbesin pa energji zonat: Tufinë dhe ish Uzina e Tankeve.
(d.b/BalkanWeb)