E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prioritetet e përjetshme të Ministrisë së Punës!

Edhe gjatë këtij viti, kjo ministri synon uljen e varfërisë.

“Ndryshimet në Ligjin për Ndihmën Ekonomike parashikojnë aplikimin e një forme të re vlerësimi që garanton përfshirjen në skemë të çdo familjeje që jeton në varfëri. Pilotimi i skemës së re do të fillojë gjatë vitit 2012 nëpërmjet Dixhitalizimit të plotë të saj dhe ngritjes së Regjistrit Elektronik në nivel kombëtar”, tha ministri Spiro Ksera.

Ai shtoi se nëpërmjet reformimit të skemës synohet arritja e objektivit të Qeverisë që deri në 2013 të ulet ndjeshëm varfëria absolute dhe të zhduket varfëria ekstreme. Gjatë vitit të shkuar, sipas analizës vjetore, ulja e papunësisë ishte 13.26% në 2011 dhe gjatë vitit 2012 synohet ulja e papunësisë nën nivelin 13%. “Sipas të dhënave të INSTAT, punësimi gjatë 2011 u rrit me 2.7% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që synojmë që gjatë vitit 2012 punësimi të rritet me 3%.Synimi ynë është që nga shërbimet e ndërmjetësimit për punë, programet e nxitjes së punësimit dhe formimi profesional që ofrohen nga zyrat e punës të përfitojnë mbi 25 mijë punëkërkues”, tha më tej ministri.

Qeveria do të tregohet “zemërmirë” edhe më të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, për gratë e trafikuara, etj. Një tjetër prioritetet për Ministrinë e Punës, është edhe siguria dhe shëndeti në punë. “Në prioritetet e Ministrisë së Punës për vitin 2012 vend të rëndësishëm zë marrja e masave për plotësimin e kritereve të vendosura nga Komisioni Evropian, ku një vend të rëndësishëm zë prioriteti 11, i fokusuar tek mbrojtja e të drejtave të njeriut”, vijoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-01-10 10:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›