E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për prokurorin Xhevat Hana

Hana vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në moshën 59-vjeçare. 

Zyrtarë të lartë të shtetit, miq, kolegë dhe të afërm zhvilluan sot në Qendrën Kulturore të Ushtrisë homazhe në nderim të prokurorit Hana. Homazhe zhvilloi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve si dhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

Homazhe po ashtu zhvilloi edhe kryetari i Partisë Socialiste,  Edi Rama, së bashku me disa deputetë socialistë. Xhevat Hana e nisi karrierën e tij në organet e hetimit në Mat, në Sarandë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa vitet e fundit si prokuror pranë Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë.

Gjithashtu Xhevat Hana në periudhën 2003-2005 ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, si dhe Ndihmës/komisioner në Institucionin e Avokatit të Popullit. /Start/

                                                                                             2012-01-10 13:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›