E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderprerja e kontrates se punes mesuesit ne dispozicion proteste



Avushe Zhuka

Kontratat e dhjetera mesuesve ne dispozicion jane nderprere diten e pare te shkolles. Mesuesit e larguar nga detyra kane protestuar dje para Ministrise se Arsimit dhe Shkences nje dite pas komunikimit te njoftimit per largimin e tyre nga puna. Per qindra mesues ne te gjithe dita e pare e shkolles ka perkuar me fundin e mesimdhenies ne arsim. Drejtorite arsimore te rretheve perkatese u kane komunikuar ketyre arsimtareve nderprerjen e kontrates.

Protesta

Mesuesit ne dispozicion nga qytete te ndryshme te vendit por dhe nga Tirana jane mbledhur dje para Ministrise se Arsimit dhe Shkences duke protestuar per largimin e tyre nga puna. Kjo ka qene menyra qe ata kane zgjedhur per kundershtuar vendimin qe u dha fund kontratave te tyre te perkohshme. Ata tregojne se u eshte shkeputur kontrata e punes si mesues ne dispozicion nderkohe qe prej disa vjetesh ata punonin ne pozicion te tille. Te revoltuar mesuesit e larguar nga puna kane kerkuar nga Ministria qe tu jap nje zgjidhje sa me te shpejt per kete problem. Prej disa vitesh po punoj ne dispozicion mire qe sna lidhin kontrate definitive por na largojne edhe nga puna shprehet nje arsimtare. Disa dite me pare ministri i Arsimit Tafaj theksoi se kete vit ne shkolla do te japin mesim vetem mesues definitive dhe nuk do te kete mesues me kontrate te perkohshme. Deklarata e kreut te MASH u pasua nga nderprerja e kontratave te mesueseve ne dispozicion. Mesuesit protestues deklarojne se largimi i tyre eshte bere per shkak te mungeses se fondeve edhe pse nje gje e tille nuk pohohet nga institucionet pergjegjese. Sipas tyre nderprerja e kontrates si mesues ne dispozicion do te ndikoje rende ne cilesine e mesimdhenies ne shkolla. Ne gjithe vendin numerohen qindra mesues dispozicioni kontrata e te cileve nuk do te rinovohet. Mesuesit kane kerkuar nga Ministria qe punesimi i tyre dhe perzgjedhja te behet permes konkursit dhe kritereve profesionale te cilat sipas tyre nuk zbatohen.

Vendimi
Per ti hapur rrugen shkurtimeve ne arsimin parauniversitar ne fund te muajit janar Keshilli i Ministrave nxori nje vendim ne baze te te cilit do te rinovoheshin kontratat e perkohshme vetem per 704 punonjes. Rreth 1300 mesues te tjere duhet te linin detyren pasi kontratat e tyre nuk do te rinovohen. Keshtu nga 2011 mesues me kontrata te perkohshme qe ishin deri fund te muajit janar vetem 704 te tille mbyllen vitin shkollor ne krye te detyres. Vendimi u keshillit te Ministrave u pasua nga deklarata e Ministrit te Arsimit Tafaj para fillimit te vitit te ri shkollor per largimin nga puna te te gjithe mesuesve me kontrata te perkohshme. Drejtorite me te medha arsimore te vendit jane ato qe do te preken me shume nga vala e shkurtimeve te mesuesve me kontrate te perkohshme. Ndonese ministri beri te ditur se kete vit nuk do te kete me mesues ne dispozicion fillimisht largimi i arsimtareve me kontrate te perkohshme do te behet ne shkollat qe u perkasin rretheve Tirane Shkoder Elbasan Berat Fier ku do te kete me shume shkurtime te ketyre punonjesve. Ndersa per sa i perket menyres se si do te realizohen shkurtimet mesohet se ato do te jene graduale dhe do te pershtaten me nevojen qe kane shkollat per mesues te lendeve perkatese si dhe numrit te nxenesve.
Drejtoresha e DART Bekteshi Nuk behen me pranime ne listen e mesuesve ne dispozicion

Numri i personave qe jane ne listen e pritjes per te gjetur nje vend pune si mesimdhenes ne qytetin e Tiranes eshte rritur tej mase sidomos gjate viteve te fundit. Rritja e numrit te te rinjve te diplomuar ne degen mesuesi si dhe transferimi i vendbanimeve i arsimtareve nga rrethet drejt kryeqytetit ka bere qe kerkesat te rriten jashtezakonisht shume. Drejtoresha e Drejtorise Arsimore te Rrethit Tirane Arjana Bekteshi thote se kerkesat per tu punesuar si mesues jane te shumta nderkohe qe vende te lira pune nuk ka. Lista e mesuesve qe jane ne dispozicion nuk ka ndryshuar kete vit pavaresisht kerkesave te medha qe ka pasur. Nuk po pranojme me mesues ne listen e mesuesve ne dispozicion-thote Bekteshi. Sipas ligjit vetem 10 per qind e numrit te pergjithshem te mesuesve jane ne dispozicion. Ne rrethin e Tiranes numri i pergjithshem i mesuesve eshte rreth 3 440 ndersa mesues ne dispozicion qe paguhen nga shteti jane 350 te tille. Bekteshi tregon se vleresimi dhe perzgjedhja e mesuesve ne gatishmeri behet duke kombinuar radhet me vleresimin e shkolles nga njera ane dhe te inspektoreve te arsimit nga ana tjeter. Keta mesues mund te shmangen nga radha ne rastet kur nuk marrin vleresim pozitiv per punen e bere. Mesuesve qe kane pritur te punesoheshin ne arsim kete vit te ri shkollor nuk u eshte dhene ky shans per shkak se vende te lira nuk ka pasur. Vendet e mesuesve qe dolen kete vit ne pension u zune nga mesuesit ekzistues. Sipas Bekteshit mesuesit ekzistues ne kuader te rishperndarjes se oreve te punes bejne zevendesimin e oreve te mesuesve te dal ne pension. Rishperndarja e oreve te punes sipas rregullores se MASH do te behet duke filluar nga kopshtet e deri tek shkollat e mesme ne te gjithe vendin. Sipas udhezimit per edukatoret e kopshteve shtohen oret e punes deri ne 36 ne jave per mesuesit e ciklit fillor norma mesimore shkon ne 23 ore ne jave ndersa per arsimtaret e gjimnazeve oret e punes shkojne ne 22 ne jave. Ngarkesa e re mesimore eshte percaktuar ne varesi te numrit te nxenesve qe do te kete secila klase.

ISHP Shkollat qe nuk plotesojne kushtet
Inspektoret e institutit te Shendetit Publik ka bere te ditur se 6 shkolla ne kryeqytet nuk plotesojne kushtet per zhvillimin e procesit mesimor. Nje nder shkollat me problematike eshte shkolla 9-vjecare Ahmet Gashi ne Tirane e cila ndodhet ne Laprake dhe eshte nje ndertese e amortizuar. Inspektoret e ketij institucioni thone se jane njoftuar te gjitha instancat e bashkise por deri tani nuk ka nje zgjidhje. Sipas tyre ne rast se gjendja do te vazhdoje e tille shkolla do te mbyllet. Ne qytetin e Tiranes jane disa shkolla qe nuk plotesojne kushtet per zhvillimin e procesit mesimor. Sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik shkolla te tjera ne kryeqytet kane probleme lidhur me plotesimin e kushteve jane Mihal Grameno Osman Myderizi Siri Kodra Vasil Shanto dhe Kongresi i Lushnjes. Sipas inspektoreve jane lene detyra per permiresimin e kushteve ne te kundert do te merren masa me te rrepta. Nxenesit e ketyre shkollave vazhdojne normalisht mesimin nderkohe qe shendeti dhe siguria e tyre eshte ne rrezik.

8 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›