E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderprerja e marreveshjes me FMN opozita Vendi drejt kolapsit

Pas ndërprerjes së marrëveshjes “stand-by” nga FMN-ja  me qeverinë e Kosovës, përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës kanë qëndrime të ndryshme rreth qëndrueshmërisë financiare për këtë vit.

Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar i PDK-tha se Kosova nuk rrezikohet nga kriza fiskale, pasi sipas tij të ardhurat tatimore janë duke u rritur me çfarë do të mundësohet  mbulimi i shpenzimeve.

 “Sukseset e shënuara qoftë në grumbullimin e të hyrave qoftë nga dogana apo Administrata Tatimore e Kosovës që jep të kuptohet se është ngritur niveli i shkallës së përgjegjësisë dhe i disiplinës dhe ka të hyra. Ky është një argument i mjaftueshëm se fondi i Kosovës do të pësojë një rritje dhe do t’i plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar- tha Grabovci.

Partitë opozitare, qeverinë e Kosovës e quajnë të papërgjegjshme. Arben Gashi nga LDK tha se Kosovës i rrezikohet stabiliteti financiar si shkak i keqeverisjes.
 
“Mendoj se Qeveria e Kosovës ka gabuar dhe vazhdon të gabojë me qasjen nda institucioneve ndërkombëtare. Me këtë rast po dëmton rëndë imazhin dhe autoritetin e institucioneve të Kosovës përballë institucioneve ndërkombëtare dhe përballë qytetarëve të Kosovës”-tha ai.

“Qeveria ka nënshkruar  marrëveshje me FMN-në, një marrëveshje që e ka kërkuar vetë, ndërsa në momentin që janë shpallur zgjedhjet për hir të votove e ka ndryshuar atë marrëveshje dhe e ka sjellë Kosovën në buzë të kolapsit total financiar”-shprehet Ardian Gjini, kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së
 
Qeveria e Kosovës nga marrëveshja me FMN-në deri tani ka marrë vetëm 20 milionë euro, të cilat nuk  janë përdorur, pasi kanë kaluar në fondin rezervë.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›