E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë të vrarë nga përleshjet e fundit në Jemen

Ministria e Mbrojtjes së Jemenit ka njoftuar se së paku 10 ushtarë jemenas dhe 21 persona të dyshuar si militantë të Al Kaidës janë vrarë gjatë përleshjeve në pjesën jugore te Jemenit.

Përleshjet janë zhvilluar në Zinxhibar, në mes të forcave të armatosura që morrën kontrollin e shumicës së qytetit të rrethuar nga ushtarët e vendosur atje.

Ndërkohë, ushtria ka thënë se tre të dyshuar si “terroristë” janë vrarë kur persona të armatosur sulmuan një mjet ushtarak.

Një ushtar jemenas raportohet se është lënduar gjatë këtyre përleshjeve. Dhuna e fundit po ndodhë në kohën kur Presidenti Ali Abduallah Saleh po qëndron në Arabinë Saudite për trajtim mjekësor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›