Publikohen email-et e ish-guvernatores Sarah Palin
24 mijë e 199 faqe email-i të ish-governatores së Alaskës, Sarah Palin tashmë janë printuar dhe publikuar për të gjithë ata që kanë interes t’i lexojnë. Zyrtarët e Alaskës kanë nxjerrë në sytë e publikut korrespondencën e ish-governatores, pas një kërkese të medias që kur Palin kandidoi për Shtëpinë e Bardhë me John Mccain.
Tashmë, të gjithë janë duke kërkuar me kuriozitet detaje nga jeta e Palin si në çështjet zyrtare, ashtu dhe në jetën private. BBC njofton se email-et pasqyrojnë irritimin e saj në lidhje me thashethemet dhe lajmet e botuara në shtyp për familjen dhe martesën e saj.
Palin shihet gjerësisht si një kandidate potenciale e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Korrespondenca përfshin një periudhë 21-mujore nga 2006 deri kur ajo pranoi nominimin për të kandiduar si zv presidente. Gazetarët mbërritën në kryeqytetin e Alaskës për të kërkuar dokumentet.
Interesi më i madh i përket kohës kur John Mccain i propozoi Palin kandidimin. Mjaft nga letrat janë shkruar në gjuhën popullore lokale për të cilën Palin u bë e famshme. Ato flasin edhe për zemërimin e saj kur në media u përfol se ajo ishte hakmarrë ndaj ish-bashkëshortit të së motrës, një polic në Alaskë.
Juli Prifti