E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi vetëvrasës i merr jetën një koloneli policor afgan

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë komandantin e një krahine afgane, më saktë kolonelin Zaher.

Policia ka njoftuar se sulmi në njësinë e policisë ka vrarë së paku edhe dy persona të tjerë dhe ka lënduar më shumë se 23 persona, kryesisht civilë.

Zëvendësi i shefit të policisë në rajonin ku ka ndodhur sulmi, Jakub Mandozai, ka thënë se sulmuesi vetvrasës ka qenë duke pritur në dalje të bazës kur ka hedhur veten në erë derisa vetura, me të cilën udhëtonte komandanti i policisë, ka dalë jashtë kampit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›