E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë tronditëse në Bullgari, 6 të vetëdjegur nga varfëria

Shtetasi bullgar, Neçislav Kozarev (47), i cili u vetëdogj në mes të kësaj jave ka vdekur dje, duke e çuar në 6 numrin e viktimave të vetëdjegur në brenda disa javëve në vend. Kozarev, i cili u dogj me benzinë të mërkurën, në qytetin Smoljan në jug të Bullgarisë, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të rënda, njoftoi spitali ku ai ishte dërguar për kurim, shkruan Shekulli.

Bullgaria ka përjetuar 6 raste vetëdjegiesh të ngjashme përgjatë disa javëve të fundit në kuadër të tërbimit dhe protestave të fuqishme kundër varfërisë dhe korrupsionit, që sollën në fund të muajit shkurt edhe dorëheqjen e kryeministrit, Bojko Borisov. Nga gjashtë viktimat, tri kishin kërkesa politike, kurse tri të tjera zgjodhën si shkak të vdekjes; varfërinë. 

Bullgaria është vend anëtar i BE-së./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›