Ikin dritat ne stadium, yjet e Realit presin nje ore per pjesen e dyte
Vizita historike e Realit te Madridit ne Tirane, do te kujtohet gjate nga sportdashesit e shumte shqiptare, per shkak te nje "black-out" te dritave ne stadium. Fikja e dritave ne stadium gjate pushimit te ndeshjes per me shume se nje ore, do te analizohet dhe priten masa pas zbardhjes se ngjarjes. Por gjithsesi ky moment la nje shije te hidhur ne radhet e Realit dhe tifozet e pranishem ne stadium, nje pjese e te cileve u larguan para perfundimit te ndeshjes. Duhet pergezuar Reali per profesionalizmin e treguar, qe jo vetem vizitoi vendin tone ne kete miqesore, por lojtaret priten deri ne marrjen e masave per te sjelle normalitetin dhe rifillimin e ndeshjes, qe perfundoi me fitoren e tyre. Pjesa e dyte e ndeshjes ka nisur jo pas 15 minutave, por pas me shume se 1 ore e 20 minutash dhe yjet e Realit nuk kishin provuar te zbrisnin ne fushe per te luajtur pjesen e dyte pas nje kohe te tille. Shkak eshte bere nje defekti elektrik qe la pa drita stadiumin tone kombetar. Kur pritej fillimi i pjeses se dyte, per shkak te nje defekti elektrik ne impiantin ndricues te stadiumit, ndodhi ajo qe nuk pritej. Defekti i dritave ne stadium ka rezultuar fatal per ecurine normale te ndeshjes, pasi per fat te keq nuk kishte as gjenerator per t'i paraprire situates. Ne tribune ishin personaliteti te shumta, nderkohe qe eshte dashur te merrej nje gjenerator dhe te kthehej normaliteti per t'i paraprire defektit teknik te dritave dhe fillimit te pjeses se dyte te ndeshjes. Specialiste te shumte u futen ne pune dhe sollen ndricimin ne stadium, kur ne ora 20.30 nisi serish ndeshja miqesore. Me fillimin e pjeses se dyte ishin larguar nje pjese e mire e tifozeve, per shkak te kohes se gjate ne pritje te dritave. Me rifillimin e pjeses se dyte, per Gramozin nuk dolen ne fushe te ardhurit nga ekipet e tjera, ndersa Reali kreu me pak zevendesime dhe ndeshja perfundoi me ngritjen e trofeut nga ana e ekipi spanjoll.