E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerja, studentët u rikthehen auditorëve

15/01/2010  Shkollat e mesme në një tjetër afat
Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës do të rinisin mësimin pas ndërprerjes disaditore për shkak të përmbytjes që preku këtë qytet. Ministria e Arsimit ka njoftuar gjatë ditës së djeshme çeljen e procesit mësimor në këtë institucion duke filluar nga dita e sotme, pasi është konfirmuar zyrtarisht se ambientet janë rikthyer në përdorim të studentëve për zhvillimin e procesit mësimor sipas programeve përkatëse. “Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve prej ditës së sotme ka gati të gjitha mjediset e qendrës studentore, për akomodimin e studentëve në konviktin e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, Shkodër”, - është deklaruar nga Ministria e Arsimit. Nga ky rregull do të përjashtohen shkollat e mesme, në të cilat mësimi do të nisë në një tjetër afat. Shkak për këtë shtyrje bëhet fakti që në konviktet e shkollave të mesme profesionale të Shkodrës janë të akomoduar ende me dhjetëra banorë të zonave të përmbytura. Përkundrejt kësaj situate Ministria e Arsimit ka përcaktuar që nisja e procesit mësimor për këto shkolla do të shtyhet në një afati tjetër, kur gjendja të jetë normalizuar dhe banorët të jenë strehuar në ambiente të tjera jashtë konvikteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›