E Diel, 1 Nëntor 2026

TOB, pas 47 vjetesh, i jep fund zymtesise se studiove te artisteve Izaura Ndoj

Artistet e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit kane nisur punen ne ambiente te reja. Te mesuar prej vitesh me pamjen e vjetersuar te sallave ku pergatiteshin dhe te atyre ku jepnin shfaqje, sezoni i ri ka nisur me surpriza per ta. Studio dhe salla te zymta, me parket te ashper, te dale vende-vende dhe te cngjyrosur nga koha, mure te ftohta, karrige te kohes se komunizmit, ku nuk mungonin dhe ato me tri kembe. Ky ishte realiteti i deri para disa diteve ne TKOB.

Rikonstruksioni

Ka ndryshuar krejtesisht pamje, por jo vetem kaq. Rikonstruksioni duket se i ka dhene, nje prej qendrave me te rendesishme te kultures ne kryeqytet, nje ndihmese te madhe artisteve, te cilet prej vitesh punonin ne kushte jo te favorshme. Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit ka nisur sezonin e ri artistik me ambiente krejtesisht te rikonstruktuara dhe me kushte bashkekohore. Vlera e dhene nga MTKRS-ja per rikonstruksionin ishte 16.700.000 leke, fond ky qe beri te mundur vetem ndryshimin e disa sallave te provave te baletit, ashtu edhe te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve, te cilat prej kohesh kishin dale jashte funksionit, duke bere qe artistet te ishin larg kushteve per te zhvilluar provat. Punimet kane nisur ne fund te korrikut te vitit te kaluar dhe u mbyllen ne fund te nentorit. Jane rikonstruktuar ambientet si: holli koncertor, studiot e solisteve lirike (6 studio), salla e korit dhe orkestres se Ansamblit Popullor, salla e baletit e TKOB-it, studio e grimit. Keto ambiente nuk kane pasur rikonstruksion prej shume e shume vitesh, me perjashtim te ndonje permiresimi te vogel. Qellimi i rikonstruksionit te tyre eshte permiresimi i kushteve te punes te artisteve, sipas standardeve te kohes.

Investimi

Nga Drejtoria e Sherbimeve Mbeshtetese, ky fond prej 16.7 milione lekesh ka bere te mundur rafinimin e 5 studiove te solisteve, dy sallave te baletit, dy studiove te orkestres dhe te korit te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve, hollit koncertor, nderkohe qe hyrjes ballore te TKOB-it i eshte shtuar nje dere dyfishe, qe pengon ajrin e ftohte, por edhe zhurmat qe vijne nga qendra. Keshtu qe, ky projekt ka bere te mundur rafinimin e te gjitha dyshemeve te studiove, jane sistemuar te gjitha tavanet me ndricim, kondicionim dhe aspirim. Gjithashtu, eshte bere dhe sistemimi i mureve me akustike nen drejtimin e mjeshtres se akustikes ne Shqiperi, pedagoges ne Fakultetin e Arkitektures ne Tirane, Tamara. Ndersa salla e baletit eshte rikonstruktuar qe nga dyshemeja, tavani, me sistem qendror kondicionimi, bashke me studion e orkestres dhe Ansamblit Popullor dhe studion 2 te baletit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›