E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Kërkesa për shkarkimin tim antikushtetuese

“Prej më shumë se katër vitesh unë kam duruar presione sa I përket detyrës sime, dhe kjo është e faktuar jo vetëm në arkivat e medias, por edhe “Wikileaks” foli qartë për kërcënimet që unë kam marrë për shkak të qëndrimeve të mia të hapura ndaj çështjeve të rëndësishme në drejtësinë shqiptare”, thotë Spahiu, cituar nga zyra e shtypit e KLD-së.

Më tej, Spahiu thotë se deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur të gjithë i kanë sytë nga drejtësia. “Pikërisht sot, kur shqiptarët dhe mbare opinioni publik I kanë sytë nga drejtësia, kryeministri I vendit sulmon qëllimisht sistemin e drejtësisë duke shpërqendruar vëmendjen, dhe ktë e bën duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit”, vijon reagimi.

“Pushka top le të bëhet Z.Kryeminister por rruga nuk do të hapet. Drejtësia dhe Institucionet e saj nuk do të hapin krahun si rrjedhoje e asnjë forme presioni qoftë ky mediatik, iu drejtpërdrejtë dhe institucional”, deklaroi zoti Spahiu si përgjigje e kërkesës për shkarkimin e tij. “2012 është cilësuar si fundi I botës nga ana shkencore por unë di të them që 2012 do të jetë fundi I kësaj politikë kërcënuese ndaj institucioneve, I kësaj politikë që nuk respekton ligjet e vendit, I kësaj politikë shkel me katër këmbë ligjin themeltarë të vendit, Kushtetutën”, vijoi Spahiu.

“Unë asnjëherë gjatë gjithë viteve të ushtrimit të detyrës simë nuk e kam shkelur etiken e komunikimit, etiken profesionale dhe etikën publike. Ndaj shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje kryeministrit të vendit tim, kryeministrit të shqiptarëve që të ruaj etiken e komunikimit me publikun, median dhe institucionet kushtetuese të vendit tonë.  Zëvendëskryetari i KLD-së theksoi se kërkesa drejtuar Kuvendit të Shqipërisë është antikushtetuese dhe antiligjore pasi ligji nuk përcakton konceptin e shkarkimit të zëvendëskryetarit të KLD, ndërsa mbarimi i mandatit të çdo anëtari të KLD deklarohet nga vete Këshilli i Lartë I Drejtësisë. /Start/

                                                                                             2012-01-16 16:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›