E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerjet e energjisë CEZ: Shtabe emergjente në 4 prefektura të vendit

TIRANE-Banorët që po përjetojnë prej ditësh dimrin e acartë po përballen me problemin e mungesës së energjisë.

Në shumë zona në Pukë, Kukës, Korcë e Dibër ka patur ndërprerje të energjisë duke dyfishuar problemet në spitale, në ngrohje.

CEZ ka reaguar menjëherë rreth situatës me anë të një deklarate për mediat duke theksuar se ka ngritur grupe emergjente për riparimin e defekteve.

“Kemi bazë materiale për ruparimin e avarive. Kemi ngritur shtabe emergjente në 4 prefektuar të vendit. Më urgjente situata është paraqitur ne Grykë Valbonë ku 30 familjeve u mungon energjia elektrike dhe në Vermosh ku janë dëmtuar rëndë linjat që furnizojnë një pjesë të madhe të zonës”.

Sipas CEZ, energjia është konsumuar tepër në këto ditë të ftohta. Nga llogaritja e CEZ mësohet se janë konsmumuar 26 milionë kv/orë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›