E Diel, 1 Nëntor 2026

56-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë, kaloi natën jashtë

GJIROKASTER – Një 56-vjeçar ka humbur jetën nga i ftohti mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Sipas policisë, shtetasi Andrea Toska është gjetur i pajetë rreth orës 06:15 minuta afër “Ish-agjencisë së vjetër të udhëtarëve” në lagjen Pllakë të Gjirokastrës.

Policia bën të ditur se si pasojë e përdorimit të alkoolit në sasi të mëdha, 56-vjeçari është rrëzuar në kalldrëm dhe për pasojë ka mbetur për rreth disa orë pa ndjenja.

Nga këqyrja e kufomës rezultoi se në trupin e tij nuk kishte shenja dhune përveç plagës së lehtë në kokë si pasojë e përplasjes në kalldrëm. Por mjekët konfirmuan se viktima ka ngrirë nga të ftohtit, pasi ka qëndruar në shi për rreth 3 orë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›