E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerjet e energjisë, Naço:Shkak konsumimi i lartë

Përsa kohë temertaurat e ulta do të vazhdojnë, shqiptarët do të vuajnë edhe ndërprejet e energjisë elektrike. Vetë ministri i Ekonomisë dhe energjitikës Nasip Naço thotë se janë marrë të gjitha masat për arsye e kufizimeve të energjisë janë defektet dhe ngarkesat në rrjet. Sipas tij, brenda 24 orëve të fundit janë konsumuar 25 milion kilovat në orë.
 

Kreu i ekonomisë tha se ka nënshkruar 12 kontrata koncesioni me biznesin vendas dhe të huaj që parashikojnë ndërtimin e rreth 50 HEC-eve të mëdhenj dhe të vegjël. Ndërkohë që pritshëmritë e 2012 janë dhënie në koncesion të një numri më të konsiderushëm të hidrocentralave.
 

Gjatë analizës vjetore, Ministri i ekonomisë e ka quajtur si një vitë të suksesshëm. Ndryshimet në kuadrin ligjor për sektorin e enegjisë, projektligjet për energjinë e rinovueshme si dhe 3 ligje për mbrotjen e konsumatorit janë quajtur vendimtare nga ministri i ekonomisë. Sipas tij, prodhimi minerar në vend është 32% më tepër se në vitin 2010, ndërkohë që ka përfunduar paketa e re ligjore për dhënien e licencave minerare.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›