E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpriten hetimet në burgun e Guantanamos

Pas kërkesës së presidentit amerikan Barak Obama për ndërprerjen e hetimeve të mëtejshme të të dënuarve në burgun e Guantanamos, është ndërprerë përkohësisht edhe çështja e një të dënuari për bombardimin e anijes USS Cole. Prokurori i çështjes Susan Crawford ka deklaruar se pas kërkesës së Obamës ka ndërprerë përkohësisht procesin gjyqësor ndaj Abdulrahim El Neshiri. Ky i fundit do të përballet me të tjer akuza dhe aktualisht do të qëndrojë në burg. Prokurori tjetër që ndjek çështjen, James Pohl, më parë pati refuzuar kërkësën e Obamës për tu dhënë fund hetimeve dhe pati ëkrkuar që El Neshri të hetohej sipas procedurave normale të derimëtanishme.
Në vitin 2000, në ujërat e Jemenit u organizua një sulm ndaj anijes amerikane USS Cole ku mbetën të vdekur 17 ushtarë amerikan. El Neshri, i akuzuar për sulmin në fjalë u arrestua në vitin 2002 Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u dërgua në Guantanamo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›