Islami:Berisha të analizojë emërimet e diplomatëve

Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj përsa i përket emërimeve të përfaqsuesve diplomatikë të Shqiperisë. Anëtari i komisionit të jashtëm parlamentar Kastriot Islami kërkoi nga Kryeministri Berisha por edhe ministri i jashtëm Basha të bëjnë një analizë të detajuar përsa i përket këtyre emërimeve dhe arsyen pse këto emërime po bëhen vetëm kaq muaj larg zgjedhjeve. Akuzat e PS vinë pikërisht në një periudhë kur fushata elektorale sapo ka startuar.