Ndërpriten kërkimet për viktima në Tisa
PRISHTINE-Policia hungareze ka ndërprerë kërkimet në anën e saj të kufirit. Sipas saj, tashmë është kontrolluar tërë territori dhe nuk ka gjasa të gjenden trupa të tjerë.
Bilanci i deritashëm, sipas policisë hungareze, është 3 të vdekur, 3 të mbijetuar dhe dyshohet për 12 të humbur.
Zëdhënësi i policisë hungareze, Szabolcz Szenti, ka thënë se, në bashkëpunim me policinë serbe po hetojnë për trafikim të qenieve njerëzore, mirëpo në këtë moment nuk kanë asnjë të dyshuar.
Për shkak të specifikave të rastit, ai nuk ka bërë të ditur emrat e viktimave, por ka konfirmuar se ata janë kosovarë. Viktimat janë dy gradhe një burrë. Ndërsa sot familjarët kanë identifikuar njërën nga viktimat, bëhet fjalë për Elvira Jahën, fëmijët dhe burri I së cilësi i shpëtuan vdekjes. Ndërsa dyshohet se emri i viktimës tjetër është Bahrim Koci.
Policia e Kosovës edhe sot nuk ka dhënë asnjë informacion të ri me faktin se nuk ka zhvillime të tjera.
Ndërkohë, është bërë e ditur se katër të dyshuarit për kontrabandim në rastin “Tisa”, janë nga rajonet e Prishtinës, Pejës, Gjilanit dhe Mitrovicës.
Fletarrestimet për këta katër persona janë lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Personi i cili është vetë-lajmëruar me një grumbull parash në duar, para këto të dhëna nga viktimat e tragjedisë së lumit Tisa, në kufirin serbo-hungarez, është i pesti me radhë.
Megjithëkëtë, i vetëlajmëruari në polici, i cili është gjithashtu nga rajoni i Prishtinës, nuk është arrestuar nga policia dhe pasi ka dhënë deklaratën, është lënë i lirë, deri në ndonjë vendim tjetër të organeve përkatëse.
Hetimet në lidhje me këtë rast është duke i kryer Njësiti Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës dhe prokurorëve të EULEX-it. Për këtë tragjedi, së cilës ende nuk i dihet fundi, dy policët hetues të Policisë së Kosovës, nga dita e diel, janë në Hungari së bashku me prokurorin e EULEX-it, Francesko Mandoi.
Situata e rënd sociale në Kosovë ka vazhduar të detyrojë shumë familje që të marrin rrugën e mërgimit, për të kërkuar një jetë më të mirë, duke mos marrë parasysh edhe rreziqet. Këtë situatë të rëndë janë duke e shfrytëzuar rrjetet kriminale për përfitime të majme. Në rajonin e Ballkanit sipas shumë raporteve këto grupe janë shumë të zhvilluara sidomos ato të trafikimit të qenieve njerëzore.
Edhe Komisioni Evropian në Raportin e progresit në Kosovë, trafikimin e qenieve njerëzore e ka identifikuar si njërin nga problemet e shumta të shtetit më të ri në botë, dhe ka bërë thirrje që të merren masa.
(m.a/BalkanWeb)