Islami: Rama të kërkojë falje publike
12/12/2011 Kundërshtari i kreut të PS-së sqaron kërkesën për takim me Haradinajn
Në vlerësimin e deputetit socialist, kabineti i ri është përgjegjës për gafat në BE e Kosovë
Kërkesa për takim me Haradinajn ka sjellë jo pak pështjellim mes radhëve të selisë rozë. Duke dashur që të mbulojnë sadopak gafën e tyre, zyra e protokollit pranë kreut të PS-së Edi Rama përpiqet që ta faturojë te kundërshtarët e lidershpit socialist publikimin e një gafe të tillë dhe përgjegjësi kryesor është deputeti Kastriot Islami. Kështu, pas publikimit të faktit se nga ana e tij Rama ka kërkuar takim me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, ka nisur përplasja mes llojit, ku sikurse është bërë modë tashmë palët zgjedhin rrjetet sociale për të bërë sqarimet e tyre. Deputeti socialist Kastriot Islami, një nga kundërshtarët e ashpër të linjës zyrtare të PS-së, si akuzuari kryesor për publikimin e një gafe të tillë, ka sqaruar në faqen e tij në “Facebook” mbi akuzat e ardhura nga zyra e protokollit të Ramës. Stafi i ri i kreut socialist akuzoi Islamin si personin që shpërndau te disa medie një lajm të tillë, duke disinformuar, sipas tyre publikun. Por kundrejt këtij pretendimi erdhi dhe replika e Islamit në “Facebook”. “Tentativa për të fshehur gafën dhe mashtruar publikun duket naive dhe qesharake kur thuhet se ky e-mail (e-mail i shkresës-gafë) nuk është dërguar prej tyre në adresë të medieve, por kjo është për të qeshur e qarë njëkohësisht, sepse zyra që ka bërë gafën nuk ka sesi t’ua nisë medieve shkresën e saj ku kërkohet takimi me Haradinajn, që është në Hagë”, - shkruan Islami në faqen e tij në këtë rrjet social. Gjithashtu po në këtë linjë deputeti Islami sqaron: “Kjo që ka ndodhur me protokollin e PS-së nuk është lapsus, por shprehje e shkatërrimit të eksperiencës në PS. Po të ishte sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PS, gafa nuk do të kishte ndodhur. Heqja e kësaj strukture është përgjegjësi direkte e Ramës. Shkresa për takim me Haradinajn është një turp për ekipin e ri, Ramën dhe PS-në aktuale, që tregon nevojën për njerëzit me eksperiencë dhe përgjegjësinë e largimit të tyre.” Më tej Islami vijon: “Imagjinoni se s’mendojnë në Kosove kur ai që synon të jetë kryeministër i Shqipërisë nuk di që një nga liderët kryesorë është në Hagë. Gafa me shkresën për Haradinajn pas gafës me Tanja Fajonin për Griseldën është paralajmërim i keq për marrëdhëniet me jashtë në qeverisjen e ardhshme, nëse PS-ja fiton më 2013-n. Rama, në vend që të reflektojë për gafën, që i vë në dyshim të gjitha marrëdhëniet e tij dhe të PS-së me Kosovën, nxit falangat sulmuese.” Për këtë arsye, sipas tij, nëse gafa nuk është e vërtetë, urgjentisht Rama duhet ta përgënjeshtrojë; nëse kjo është e vërtetë, duhet të kërkojë falje publike.
AAK për ftesën e Ramës
Ramadani: Mosinformimi për Haradinajn, asnjë zyrtar s’do ta priste kreun e PS-së
Sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Burim Ramadani, ka reaguar pas kërkesës së Ramës për takim me kryetarin Haradinaj. Në gjykimin e tij, Edi Rama do ta gjente mbyllur derën e selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nëse zyrtarët e lartë të kësaj partie do të ishin në dijeni të faktit se kryesocialisti nuk ia kishte idenë se ku është dhe çfarë bën kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. “I kemi kërkuar zyrës së protokollit pranë kryetarit Rama që të na sqaronte se kjo ishte një shkresë zyrtare, ku kërkohej takim me kryetarin Haradinaj apo ishte ndonjë shkresë për qëllime të tjera. Nga ana e tyre ka ardhur një sqarim që theksonte se ajo ishte një shkresë zyrtare”, - vuri në dukje Ramadani. Sipas tij, nëse ata nuk e dinin vendndodhjen e Haradinajt, kjo do të ishte e patolerueshme. Madje, në vlerësimin e Ramadanit asnjë zyrtar i AAK-së nuk do ta priste kreun e PS-së Edi Rama në takim, nëse do të dinte më parë se lideri socialist nuk do kishte idenë më të vogël se Haradinaj nuk ndodhet prej muajsh në Prishtinë, por në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. “Ne e kemi bashkëpunëtorin tonë potencial dhe të vetëm në Shqipëri, që është Partia Demokratike. Megjithatë, në mënyrë zyrtare takohemi me të gjithë drejtuesit politikë. Po nëse do të ishte e vërtetë ajo që u tha, asnjë nga zyrtarët e AAK-së nuk do ta priste në takim Ramën”, - u shpreh Ramadani. Ndërkohë, disa media në Kosovë, por jo vetëm, raportuan dje se Ramush Haradinaj do të lirohet nga paraburgimi për festat e fundvitit nga Gjykata e Hagës, dhe se do të kthehet në Kosovë në 17 dhjetor, për të qëndruar këtu deri në 14 janar.