Rama shigjeton kundërshtarit: Berisha e ka lexuar, Meta nuk lexon libra
12/12/2011 “Kurbani” në Sarandë
Kryetari Partisë Socialiste, Edi Rama, shigjetoi dy drejtuesit e koalicionit qeverisës. Kështu, gjatë promovimit të librit të tij në qytetin bregdetar të Sarandës, Rama shfrytëzoi rastin që përmes fjalëve ironike të replikonte me kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e LSI-së Ilir Meta. Duke insistuar në qëndrimin e tij se kreu i ekzekutivit nuk thotë të vërtetën për librin e tij “Kurban”, Rama deklaroi se “ai e ka lexuar librin tim, dhe këtë e tregojnë qartë komentet që bën nga pjesë të ndryshme të librit”. Ndërsa e kundërta ndodh me kreun e LSI-së Meta, për të cilin Rama beson në atë çfarë ka deklaruar kreu I LSI-së. “E besoj që nuk e ka lexuar ‘Kurbanin’, pasi ai nuk ka lexuar ndonjë libër në jetën e tij”, - u shpreh Rama gjatë bisedës me të pranishmit. Por në bashkëbisedim kryetari i socialistëve veç të dhënave për librin e tij nuk mund të mos ndalej dhe në mënyrën se si është qeverisur ky qytet. Kjo për vetë faktin se tashmë zgjedhjet e 8 majit i dhanë të drejtën kampit të majtë që të drejtojë pushtetin lokal. Duke marrë shkas nga situata e deritanishme e ndërtimeve në qytetin bregdetar, kreu i opozitës akuzoi qeverinë se po favorizon ndërtuesit për të shkatërruar Sarandën. Për këtë arsye Rama u ndal te ndërtimet pa kriter, që sipas tij kanë shpërfytyruar qytetin bregdetar. Madje, duke shkuar më tej në vlerësimet e tij Rama akuzoi si përgjegjëse për këtë masakër urbane qeverinë e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha dhe interesat e pushtetit të lidhura me të. Nga salla konferencave të hotelit “Butrinti” Rama deklaroi se “Shqipëria po vuan vizionin e mbrapshtë të zhvillimit kaotik, që lidhet me qeverisjen pa strategji të koalicionit ‘Berisha-Meta’”. Në këtë mënyrë, tashmë oponenca e kampit socialist është përqendruar te sulmi i ashpër i drejtuesve të koalicionit qeverisës. Por në të njëjtën kohë Rama shfaq qartë qëndrimin e tij përkundrejt Metës dhe partisë së drejtuar prej tij.